Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Republikën e Kosovës, kolonel Fatih Cansir.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari e falënderoi Kolonel Cansir për kontributin e kontingjentit turk në shërbim të sigurisë së vendit si dhe mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Nga ana e tij, Kolonel Cansir uroi Gjeneral Jashari për marrjen e detyrës së re, në krye të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.
Në fund, të dy u pajtuan që intensifikimi i bashkëpunimit në mes forcave të të dy vendeve partnere është interes i përbashkët, si dhe në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. /2LONLINE/