Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim delegacionin ushtarak nga Garda Kombëtare e Iowa-s të prirë nga rreshter majori i Komandës, Joseph Hjelmstad.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari ka shprehu mirënjohjen e lartë për përkrahjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai theksoi se, nga pozita e komandantit të FSK-së, do të angazhohet maksimalisht për të avancuar edhe më tej partneritetin tonë tradicional mes dy forcave.
Nga ana e tij, rreshter major Hjelmstad ka uruar Gjeneral Jasharin për detyrën e re dhe ka dërguar mesazhin e Komandantit të Gardës së Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J. Corell, për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë tradicional.
Ekipi nga Garda Kombëtare e Iowa-s dhe rreshter majorët e FSK-së gjatë kësaj jave janë duke realizuar punëtorinë për zhvillimin e kursit të rreshter majorëve. /2LONLINE/