Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në vizitë delegacionin e Ekipit të Kërkimit-Shpëtimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (UK-ISAR), e cila është organizata zyrtare e autorizuar e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për përgjigje si reagues i parë në aksidente ose fatkeqësi humanitare.
Ky delegacion është në vizitë në vendin tonë me qëllim të njohjes me aftësitë dhe kapacitetet trajnuese në fushën e kërkim-shpëtimit në FSK, respektivisht me kapacitetet e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH).
Përfaqësuesit e UK-ISAR shprehën impresione të larta me nivelin e trajnimeve profesionale dhe infrastrukturës së QNTKSH-së dhe u zotuan për mbështetje nga ana e tyre si dhe shkëmbimin e njohurive, eksperiencave dhe trajnimeve bilaterale.
Realizimi i bashkëpunimit me këtë organizatë është shumë i rëndësishëm në funksion të faktorizimit dhe njohjes ndërkombëtare të QNTKSH-së dhe kapaciteteve trajnuese të saj.