• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Opinion
  3. Rekomandim i qëlluar i Inspektoratit Policor të Kosovës!
Opinion

Rekomandim i qëlluar i Inspektoratit Policor të Kosovës!

by Redaksia 2LONLINE 6 Janar, 2022 3 min read
 Rekomandim i qëlluar i Inspektoratit Policor të Kosovës!

Shkruan: Bekim Thaqi

Diku e lexova që Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandon trajnime shtesë dhe disiplinë më të madhe në Policinë e Kosovës.

Një ndër rekomandimet më të arsyeshme që kemi parë kohëve të fundit pasi në një periudhe 20 vjeçare policia e Kosovës,  me gjithë rezultatet e mira në shumë fusha disi është amortizu dhe është vetëkënaqë me punën e saj,  duke mos u marrë shumë me disa pjesëtarë të saj që ja kanë dhënë shpeshherë një epitet të keq.

Duke qenë si polici e re e krijuar pas lufte normalisht që ka pas shumë sfida në vetvete që herë-herë nuk janë trajtua si duhet dhe për këtë shpesh kemi pas policë agresiv, policë që mbajnë qendra masazhi, policë që punojnë punë tjera që nuk përkojnë me profesionin e shenjtë të policit dhe zakonisht këta policë e kanë njollosur edhe punën e policëve të përkushtuar, të sinqertë dhe të drejtë në punën e tyre.

Prandaj trajnime shtesë, disiplinë më e madhe por edhe ndëshkime për ata që e njollosin uniformën do të duhej të jenë bazë e një reformimi të ardhshëm dhe krijimin e një policie model për rajon gjë e cila edhe pse është promovua shpeshherë nga politika nuk ka qenë e vërtetë.

Policia është një ndër shtyllat kryesore të shtetit prandaj duhet të merret shumë seriozisht çështja e një reforme ku do të adresoheshin këto çështje që implikojnë jetën e secilit qytetar në Kosovë.

Si përfundim ky rekomandim është adekuat dhe shpresoj që të merret seriozisht nga MPB por edhe krerët policorë në mënyrë që të kemi një polici solide, të disiplinuar dhe të trajnuar mirë.

Si Master i shkencave të sigurisë duke e  njohur këtë problematike e mbështes një reformë ku do të përfshiheshin shumë çështje si këto që i ka ngritë IPK por edhe lidhur me kushtet e punës, pensionimin në moshën 55 vjeçare dhe sigurimin shëndetësor të cilin fatkeqësisht policët tanë ende nuk e kanë. /2LONLINE/

Tags: Bekim Thaqi nspektoratit të Policisë së Kosovës Policia rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Policia kufitare e Republikës së Kosovës identifikon dy (2) automjete (BMW X6) të vjedhura nga viti 2010

24 Maj, 2022

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com