Na bie rasti të gjithëve të shkojmë në varreza, ose për varrimin e ndonjë të afërmi, ose për vizitë[, ajo çka shohim kohëve të fundit se ku përfundojnë të afërmit tanë është tmerr, në një vend plot me mbeturina, plastika, qese të ndryshme e që ajo gjendje veç çka e rrit mërzinë dhe mllefin tek të gjithë, pos kësaj edhe hapësira nga varri në varr është tejet e vogël, e pamundur është të ecët pa shkelur në ndonjë varr.
Shkruan: Arianit Ibrahimi
Diskutimet e fundit pozitë, opozitë rreth lokacionit se ku duhet të zhvendosen varrezat tashmë janë shndërrua në kalkulime votash, ku secili asambleist kinse del në mbrojtje të lagjes, tokës, fshatit të tij, e që njëkohësisht të merr përkrahje e lëvdata nga lokaliteti i tij nga vjen.
Diku duhet të vendosen, po as pozita nuk mund të sillet me arrogancë ndaj zërave opozitar ndaj alternativave të tyre, kjo është çështje që mund të vendos vetëm një palë, këtu duhen përfshirë të gjithë akterët vendimmarrës dhe ta bëjnë zgjidhjen e duhur, e për një fazë më të gjatë se 30-40 vite ky problem mos të jetë i pranishëm për diskutim.
Shqetësimi qytetar me gjendjen e varrezave sa shkon e rritet, duhet të ndermirën hapa ma të shpejt në veprim, besoj që në këtë temë të ndjeshme mos të kalkuloni në dobi të interesave tuaj, por të bëhet zgjidhja ma e mirë e mundshme, të afërmit tanë meritojnë që të varrosen me dinjitet në një vend me disa kushte siç i ka hije, e jo në një deponi.