Ne orët e pasdites në fshatin Bresalc është gjetur trupi i pajetë i një personi, mashkull 53 vjeçar, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, vdekjen e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Dyshohet për vetëvrasje, ndërkohë që fillimisht rasti ishte cilësuar “vdekje e dyshimtë”, ka bërë me dije, zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/