DYLON

SHHB “Bereqeti” në Gjilan shpërndanë pako ushqimore për 60 familje me jetimë

SHHB “Bereqeti” në Gjilan  shpërndanë pako ushqimore për 60 familje me jetimë
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” – dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë pako ushqimore për 60 familje me jetimë, ka bërë me dije Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate.

Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për sofrën e iftarit, si: miell, sheqer, vaj, kripë , fasule, makarona etj. 

EkoHigjiena

Ky aksion humanitar do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Ramazan.

“Njëherit, i bëjmë thirrje vullnetmirëve që aksionin me sloganin “Sofra e Ramazanit” ta mbështesin deri në fund të Ramazanit, duke dhuruar 25 euro për një pako ushqimore”, ka thënë Koordinatori Agim Hyseni. /2LONLINE.com/