Autoritetet policore, në raportin e tyre për 24-orëshin e fundit, kanë bërë me dije se në fshatin Kravaricë të Gjilanit, është raportuar nga familjarët, se në shtëpinë e tij, është gjetur pa shenja jete, viktima mashkull K-shqiptar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.