Aksident trafiku me fatalitet

Aksident trafiku me fatalitet

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Partesh ka ndodhur në aksident fatal ku ka humbur jetën një qytetare dhe ka edhe të lënduar.

“Është arrestuar vozitësi, mashkull, serb, pasi që i njëjti me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur veturën e viktimës mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime fatale ka pësuar pasagjerja femër shqiptare, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, kurse vozitësi tjetër së bashku me dy pasagjeret tjera, që të gjithë shqiptarë, kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet në mbajtje.

KOMENTE