Në objektin hotelierik “Restaurant Turist” i cili gjendet në hyrje të fshatit Lluçan të komunës së Bujanoc, sot në orët e hershme të mëngjesit është gjetur pa shenja jete një qytetarë i kombësisë serbe.
Qytetari serb me adresë banimi nga rrethi i Nishit është gjetur në dhomë të këtij objekti hotelierik, përderisa policia nga orët e hershme të mëngjesit ka bërë vëzhgimin e vendit të ngjarjes, transmeton Titulli.
Pas kryerjes së vëzhgimit, trupi i pajetë i qytetarit serb i është dorëzuar familjarëve, ndërsa deri më tani policia nuk ka dhënë detaje rreth identitet apo shkaktarit të vdekjes.