DYLON

Kërcënimi nga Siria

Avatar photo Redaksia

Tridhjetë kosovarë kanë udhëtuar gjatë janarit për në Siri, kanë bërë të ditur burime të huaja të inteligjencës. Numri i kosovarëve që kanë shkuar atje varësisht nga burimet e raportimit varion prej 4 në 400.

Por, një gjë është e sigurt – 6 kosovarë janë vrarë atje. Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për “Kohën Ditore”.

EkoHigjiena

Sipas tyre, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese. Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe ndërmjet vete.

Pos shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë. Hulumtimet e kryera nga ICSR mbështetur në 1.500 burime, kanë treguar se mbi 11 mijë evropianë janë përfshirë në këtë luftë. /kohanet/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.