Polica e Kosovës, njësitet anti-drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë se i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, posedon substancë narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije i dyshuari është ndalur dhe gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur një sasi e dyshuar substancë narkotike, e cila pas testit fushor ka peshuar 4.2 gram, e llojit heroinë.
Lidhur me rastin që ka ndodhur në Gjilan, Rruga “Bulevardi i Pavarësisë”, është njoftuar prokurori, ndërkohë që rasti i referohet hetimeve të mëtutjeshme në procedurë të rregullt.