DYLON

Kapen të dyshuarit për vjedhje të naftës

Kapen të dyshuarit për vjedhje të naftës
Avatar photo Redaksia

Kapen të dyshuarit për vjedhje të naftës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Është kontaktuar Prokurorin i Shtetit, që ka urdhëruar qe sasia e derivateve qe gjendej ne bidona dhe vetura e dyshuar te sekuestrohen përkohësisht si dhe te dy personat e dyshuar, pronari i mjetit dhe personi te i cili janë gjetur derivatet të shoqërohen në stacionin policor të Vitisë

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë ka bërë të ditur se të dyshuarit për vjedhje të naftës, përkaëtsisht pronari i automjetit dhe personi te i cili janë gjetur derivatet, janë shoqëruar në stacionin policor të Vitisë.

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve në Viti përmes rrugëve operative kanë marr një informate se në fshatin Sedovinë e Qerkezeve dyshohet se janë dy vetura-kombi që po transportojnë derivate të naftës të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

EkoHigjiena

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policët hetues, ne oborrin e një shtëpie në këtë fshat kanë pare një veturë – kombi me targa 05 dhe rreth 60 bidonë me derivate të naftës të cilët sapo ishin shkarkuar nga kombi me rreth 2000 litra naftë.

“Kemi kontaktuar me pronarin e shtëpisë si dhe me një person nga fshati Komogllavë i cili deklaroi se është pronari i veturës Kombi. Është kontaktuar Prokurorin i Shtetit i cili ka urdhëruar qe sasia e derivateve qe gjendej ne bidona dhe vetura e dyshuar te sekuestrohen përkohësisht si dhe te dy personat e dyshuar, pronari i mjetit dhe personi te i cili janë gjetur derivatet të shoqërohen në stacionin policor të Vitisë” , ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, janë thirrur njësitet e Policisë së Kosovës nga hetimet e stacionit policor të Ferizajt pasi që besohet se sasia e konfiskuar e naftës është vjedhur në rajonin e Ferizajt, më saktësisht nga depot apo automjetet e Kompanive që po punojnë në Autostradën “Prishtinë – Shkup”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.