Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (15 nëntor – 21 nëntor), në Rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar 56 persona.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se janë regjistruar 57 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 56 të arrestuar.