Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia mbështetëse e Reagimit të Shpejtë (NjRSH) me datë 23.02.2021 rreth orës 20:55 derisa ishte në pikë kontrolli në Viti ka ndaluar automjetin Mercedes me targa vendore. Në veturë përveç vozitësit ishin edhe dy pasagjerë.
Njësiti policor përmes rrugëve operative ka pasur informata se këta persona posedojnë dhe mundë të bartin armë pa leje.
Pas marrjes se këtyre informatave me urdhër të Prokurorit të shtetit është bërë kontrolli fillimisht në shtëpinë e vozitësit i cili ka pranuar se posedon armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike (përsëritëse) cal.7.62 mm. Po ashtu me urdhër te Prokurorit të shtetit është bërë kontrolla edhe në shtëpinë e personit tjetër që ka qenë në veturë i cili ka pranuar se posedon armë dhe ka dorëzuar një pushkë ajrore “broëing “ pa numër serik dhe një revole me gaz model “Ekol Jackal Dual Compakt “ .
Të dyshuarit janë sjellë në Stacionin policor në Viti ku janë intervistuar dhe me urdhër te Prokurorit te shtetit rastet veç e veç procedohet ne procedure te rregullte me kallxim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore Gjilan. /2LONLINE/