Pasqyrim javor nga Prokuroria Themelore në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 7 – 13 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej pesëdhjetetetë (58) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjeteshtatë (67) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
– pesëdhjetetri (53) aktakuza, ndaj gjashtëdhjetë (60) personave,
– tridhjetedy (32) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– dy (2) ankesa,
– tetë ( 8 ) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
– gjashtë (6) persona të ndaluar,
– tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetë (30) persona. /2LONLINE/