Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 23 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 29 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 300 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu janë shqiptuar edhe 769 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 14 persona, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/
AKSIDENTI I TRAFIKUT ME FATALITET
Drenas 14.09.2020 – 19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.