DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë aprovoi propozimin për shfrytëzim të rezervës në kategorinë ekonomike

Kuvendi Komunal i Vitisë aprovoi propozimin për shfrytëzim të rezervës në kategorinë ekonomike
Avatar photo Redaksia

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme më të vetmën pikë të rendit të ditës: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfrytëzimin e rezervës në kategorinë ekonomike (për shpërndarjen në kategorinë ekonomike).

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka paraqitur propozim vendimin për shfrytëzimin e rezervës ekonomike, me që rast ka thënë se kjo shumë prej 949.279 mijë euro, do të ndahet në 3 kategori ekonomike.

“Sipas këtij planifikimi, në kartegorinë ekonomike për mallra e shërbime janë paraparë 74.463 mijë euro, shpenzime komunale 25.000 dhe në kategorin ekonomike investime kapitale 849.816 mijë euro”, ka theksuar drejtori Rama.

EkoHigjiena

Këshilltarët komunal nga ana e opozitës, kishin vërejtje që ky destinim i mjeteve rezervë, të orientohet në fusha të tjera. Bekim Azizi nga PDK, propozoi që ti jepet prioritet investimeve në shëndetësi e arsim.

Mirlinda Sadiku nga Vetëvendosje propozoi në emër të këtij subjekti që ti jepet mbështetje familjeve me gjendje të rëndë ekonomike e që janë prekur nga Covid 19, e poashtu u propozua që shkollat e mesme në Viti e Pozhoran të pajisen me kabina dezinfektuese.

Pas propozimeve dhe vëretjeve që u dhanë nga ana e këshilltarëve, me shumicë votash, këshilltarët e votuan propozimin për shfrytëzimin e rezervës në kategorin ekonomike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.