/2L ONLINE/ – Genc Mustafa, që aktualisht është Udhëheqës i Njësisë për Rini në Komunë ne Gjilanit, e që vije nga LDK-ja e Gjilanit, pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme në Forumin Rinor të LDK-së e ka bërë publike se angazhimi i tij i tanishëm është të vije në krye të këtij Forumi.
“Të dashur bashkëpartiak që besojmë në tri shkronjat e arta të LDK-së, sot u njoftova përmes miqve që është hartua kalendar i orareve të mbajtjes së kuvendeve të FR të LDK-së në Gjilan. Pra, nga sot unë e bëj publike kandidaturën time për të udhëhequr me Forumin Rinor të LDK-së në Gjilan, duke ju ofruar ofertën time për Rininë e Gjilanit. Mendojë që tani është koha për të hyrë në këtë proces zgjedhor, pas mbi 7 vjet përvojë në çështjet rinore, duke u përpjekur që zëri i rinisë të dëgjohet dhe të jetë pjesë e së tashmes dhe e së ardhmes”., ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se platformën që do ta paraqes pranë te rinjve do të jetë platformë për fuqizim të forumit rinor, për programe të ndryshme të cilat do të jenë risi jo vetëm për Forumin e Gjilanit por edhe për tërë Kosovën.
“Jemi një ekip që duam t’ia rikthejmë shkëlqimin forumit rinor, duke e bërë konkurrues edhe për përfaqësim të denjtë nëpër të gjitha institucionet lokale dhe nacionale”, ka thënë ai. /2L ONLINE/