Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke kaluar nëpër momente mbresëlënëse kohëve të fundit.“Dardanët” e mbyllën vitin 2018 pa humbje, kurse në dy ndeshjet e para të vitit 2019, regjistruan dy barazime në po aq ndeshje të zhvilluara.
I mahnitur me ecurinë e Kosovës është shprehur edhe gazetari i Holandës, Stefan Van Dijk, i cili më pas e ka thumbuar edhe shtetin e Serbisë.
Pas ndeshjes, ai publikoi ecurinë fantastike të Kosovës në 12 ndeshje pa humbje, duke e përshkruar këtë kështu:
“Tani a po e kuptoni se pse Serbia ka lobuar për vite kundër Kosovës në UEFA”.