DYLON

Pse pullat e këmishës së grave dhe burrave janë në anë të kundërta?

Pse pullat e këmishës së grave dhe burrave janë në anë të kundërta?
Avatar photo Elife Sherifi

A keni vënë re ndonjëherë se këmishat e meshkujve i kanë pullat e tyre në anën e djathtë, ndërsa tek rrobat e grave janë në anën e majtë? Ka në fakt një histori mjaft interesante që e shpjegon këtë mister.

Siç rezulton, kjo karakteristikë e këmishave të meshkujve dhe grave daton qysh nga koha kur janë shpikur pullat qysh në shekullin e 13-të.

Në atë kohë, vetëm gratë e pasura mund të përballonin që të kishin pulla në këmishat e tyre. Ato zakonisht angazhonin shërbëtoret e tyre që t’i ndihmonin që ato të vishen.

EkoHigjiena

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse pullat e këmishave të grave janë të vendosura në anën e majtë: për të bërë më të lehtë për shërbëtoret që të mbërthenin ato (duke supozuar që shumica e njerëzve ishin djathtakë).

Meshkujt zakonisht prireshin të vishen vetë, pra pullat e tyre ishin vendosur në anëne djathtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.