Pas ndërprerjes së kontratës me skuadrën amerikane Colorado Rapids, Gashi ka mbetur i pa angazhuar. Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi tani e tre muaj ka mbetur futbollist i lirë.
Gashi mund të rikthehet në futbollin zviceran më saktësisht tek ish-skuadra e tij, Grasshoppers.
GC është futur në bisedime me Gashin dhe kanë në plan rikthimin e tij në Zurich.
Skuadra më e trofeshme zvicerane ka rënë në Challange League dhe synon ta ndërtojë një ekip cilësore për tu rikthyer në elitën e futbollit zviceran.