Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka deklaruar se Kosova duhet të tentojë ta shfrytëzojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta shtyrë përpara agjendën e njohjeve, dialogut dhe anëtarësimin në Interpol.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se edhe këtë vit Kosova në këtë forum të rëndësishëm do të marrë pjesë nga pozicioni i njëjtë, jo e barabartë me shtetet e tjera.
Prandaj, sipas Gashit, nuk mund të presim gjëra të mëdha në këtë sesion.
Ai ka vlerësuar se diplomacia e Kosovës nëpër takimet bilaterale të këtij forumi duhet ta përmendë edhe dialogun me Serbinë për të testuar se sa janë të gatshme shtetet anëtare të OKB-së ta shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB në rast të arritjes së një marrëveshje me Serbinë…
Për më tepër shih: BURIMI Epoka e re