Klubi i Karatesë “Arbëria” nga Kamenica, mori pjesë në Kampionatin Shtetëror të Kosovës në të cilin dolën fitues tre garues nga ky klub.
Ky kampionat u mbajt në pallatin e sporteve në Prishtinë me datën 21 dhe 22 Dhjetor, ku garuesit nga Kamenica fituan tri medalje, një për vendin e parë dhe dy për vendet e dyta, nën udhëheqjen e trajnerit Nexhmedin Isufi.
Fituesit nga Kamenica në këto gara janë:
Ela Ajvazi – 11 vjeç, kampione e Kosovës në Kata, vendi i parë,
Luan Maliqi – U21 -60kg, nënkampion i Kosovës, vendi i dytë,
Atlant Klaiqi – Junior -68kg, nënkampion i Kosovës, vendi i dytë.