Drita – shtëpia e kampionëve, karateistët gjilanas shkëlqejnë në Kampionatin Shtetëror të Karatesë 2020

Drita – shtëpia e kampionëve, karateistët gjilanas shkëlqejnë në Kampionatin Shtetëror të Karatesë 2020

Në Prishtinë u mbajt Kampionati Shtetëror i Kosovës në karate për kadet, junior, U21 dhe senior për vitin 2020. Në këtë kampionat të Kosovës, Klubi i Karatesë, Drita u përfaqësua me tetë garues në 11 kategori në të katër grupëmoshat, shkruan 2LONLINE.com.

Kareteistët gjilanas treguan paraqitje të jashtëzakonshme, duke u stolisur me medalje në të gjitha 11 kategoritë. Nga ky kampionat i Kosovës nga Drita dolën pesë kampionë të Kosovës, tre nën kampion të Kosovës, ndërsa dy të tjerë u stolisen me medalje të bronzta.

Endrit Beka tek juniorët në kategorinë kumite – 55 kg tregoi luftra cilësore dhe shpallet kampion i Kosovës.

Edisa Beka tek senioret U21 në kategorinë kumite – 61 kg ishte e pakonkorrencë dhe shpallet kampione e Kosovës, ndërsa tek senioret stoliset me medalje të bronztë.

Vesa Ibrahimi, ende pa i mbushur 18 vjet, te senioret U 21 në kategorinë kumite – 68 kg tregoi luftra të mira dhe shpallet kampione e Kosovës, ndërsa tek senioret shpallet nënkampione e Kosovës.

Benjamin Shabani tek senioret U21 në kategorinë kumite – 84 kg tregoi luftra cilësore dhe shpallet kampion i Kosovës, ndërsa në kategorinë e seniorëve stoliset me medalje të bronztë.

Erit Bajrami, ende pa i mbushur 14 vjet, tek kadetët 14-15 vjeç në kategorinë kumite – 57 kg arriti të shpallet nënkampion i Kosovës.

Medina Salihu tek junioret në kategorinë kumite – 53 kg tregoi paraqitje të mira dhe  arriti të shpallet nënkampione e Kosovës.

Shpresim Shabani tek senioret U21 në kategorinë kumite – 67 kg në një konkurrencë tejet të fortë arriti të stoliset me medalje të bronztë.

Dhe në këtë paraqitje, për herë të pestë me radhë për vitin 2020 kampioni, karateisti i Dritës, ikona e njohur me nofkën “Uki”, Elhami Shabani, tek senioret në kategorinë kumite – 75 kg, sikurse edhe viteve më parë edhe kësaj here tregoi luftra tejet cilësore dhe arriti të shpallet kampion i Kosovës për të 14 herë radhazi.

Me medalje të arta respektivisht kampionë të Kosovës u shpallën:

  1. Endrit Beka, junior, kumite – 55 kg
  2. Edisa Beka, U 21, kumite – 61 kg
  3. Vesa Ibrahimi, U 21, kumite – 68 kg
  4. Benjamin Shabani, U 21, kumite + 84 kg dhe
  5. Elhami Shabani, senior, kumite – 75 kg.

Me medalje të argjendta respektivisht nën kampionë të Kosovës u shpallën:

  1. Erit Bajrami, kadet, – 57 kg
  2. Medina Salihu, juniore, kumite – 53 kg dhe
  3. Vesa Ibrahimi, seniore, kumite – 68 kg.

Me medalje të bronzta u stolisën:

  1. Shpresin Shabani, U 21, kumite – 67 kg dhe
  2. Edisa Beka, seniore, – 61 kg.

Ndërsa, me datë 22 dhjetor në Prishtinë u mbajt edhe kampionati i Kosovës në karate për grupëmosha të reja nga 7 deri nё 13 vjeç për vitin 2020.

Në këtë kampionat të Kosovës, Drita u përfaqësua me 4 garues në 5 kategori.

Kareteistët e Dritës treguan performancë të mire, duke u stolisur me 2 medalje të bronzta.

Me medalje të bronzta u stolisën:

  1. Nart Klaiqi, 10 vjeç kumite – 40 kg dhe
  2. Lorinda Sejdiu, U14, kumite + 47 kg.

“Në emër të kryesisë së  klubit, Arsim Ibrahimi, kryetreneri i klubit Blerim Hajdari, trajneri-garuesi  Elhami Shabani, dhe anëtarët e tjerë të klubit Drita i përgëzojnë garuesit tanë për rezultatet e arritura në këtë kampionat të Kosovës si dhe ju dëshirojnë suksese edhe në garat nvitin në vijim.

Në fund nuk kemi tjetër çka të shtojmë veçse të themi si çdo herë moton e klubit tonë TRADITA VAZHDON.”/2LONLINE.com/.

KOMENTE