FSK, vazhdon me ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes Ministrisë së Mbrojtjes (MM),Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Gardës Kombëtare të IOWA-së, është realizuar punëtoria një javore për mbrojtje kibernetike
Fokusi i kësaj punëtorie ka qenë zhvillimi i trajnimit për personelin e MM/FSK në fushën TI-së dhe sigurisë kibernetike, si dhe vizitat për vendosjen fillestare të kontakteve me universitetet/kolegjet në Kosovë, për planifikimin e garës Cyber Defense Competition (CDC) në mes të universiteteve të IOWA-s dhe atyre nga Kosova e cila planifikohet të realizohet gjatë vitit 2022. /2LONLINE/