Nga: Zijadin V. Hasani
FTOJMË ENIGMATËT DHE DASHAMIRËT E ENIGMAVE, GJËZAVE NË MANIFESTIMIN MË TË MADH TË ENIGMATIKËS( GJËZËTARISË) NË VEND
Garat e Enigmatëve- zgjidhja dhe përpilimi i gjëzave 2023
Revista Horizonti i enigmave, gjezave te llojeve te ndryshme ( fjalekryq, rebuse, anagrame, plotesore, rrokjesore etj.) lindi ne muajin JANAR ( 15 janar 1981 ) , në FLAKEN E JANARIT të njëmijëenëntqindetetëdhjetëenjë. HORIZONTI ishte reviste e vetme ne gjuhen shqipe per enigmatikë, reviste e veçantë me gjeza, enigma, kashelashe e me enigma moderne dhe njekohesisht reviste e specializuar e SPORTIT CEREBRAL, pra e SPORTIT MENDOR.
Horizontin e botoi SHOQATA E ENIGMATEVE NDRE MJEDA e Gjilanit( themeluar 4 tetor 1980), fale angazhimit te redaksise se saj- Zijadin V. Hasani, Xhelal Selmani, Rasim Vllasaliu, Fadil Dermaku, Xhevat Ruhani, Faik Shkodra, Shemsedin Kryeziu, Abdylmexhit Selmani, Rexhep Hasani, Avdush Canaj, Xhemail Halili, pastaj vijne Enver Hajrullahu, Arbëresh Dalipi, Nexhat Hajrullahu, Riza Berbatovci, Ismail Gagica.
Me shkrime, artikuj dhe angazhim revisten Horizonti e ndihmuan Hasan Bunjaku, Ibrahim Kadriu, Sabit Rrustemi , Beqir Musliu etj. Horizonti ne fillim doli ne tirazh modest prej 2000(dymije) ekzemplare deri sa arriti tirazhin prej 20000( njezetmije) e qe vinte menjehere pas ditores sone te njohur RILINDJA.
Horizonti ne rrugetimin e saj u mbeshtet dhe nga personalitete te rendesishme te kultures, shkences , letersise e publicistikes – Mehmet Halimi, Zijadin Munishi, Baftijar Kryeziu, Ibrahim Kadriu,Nuhi Ismajli, Beqir Musliu, Fahredin Behxheti etj. Falenderim i veçantë I takon recenzenteve te numrit te pare te revistes, Ali Huruglica dhe Muharrem Shahiqi.
Ndihmese te veçantë ne nxjerrjen e rregullte te Horizontit dhane bashkepunetoret tane : Hamid Kryeziu, Sejdi Bilalli, Ymer Shabani, Ramadan Zaplluzha, Fehmi Mustafa, Agim Metbala, Adem Gashi, Nazmi Pllana, Arber Halilaj, Amir Gashi, Bashkim Bytyqi, Amir Gashi, Enis Shaqiri, Xhelal Abrashi, Naser Ramadani, Ridvan Bunjaku, Enver Maliqi, Sherif Selimi, Fakete Abrashi, Fehmi Hoxha, Fazli Latifi, Lumturie Muhaxheri, Skender Telaku, Hajrulla Çeku, Hidajet Spahiu, Islam Zuzaku, Erton Namoni, Ismet Shkodra, Xhemail Veseli, Gezim Gjini, Skender Tullumi, Rasim Misku, Vehbi Bashota, Xhelal Salihu etj.
CILI ESHTE ROLI DHE RENDESIA E ENIGMATIKES DHE HORIZONTIT ?
Enigmatika si forme specifike e krijimtarise kulturore, mendore definohet si shkathtësi e perpilimit dhe zgjidhjes se enigmave. Marre parasysh perfshirjen ne enigma te sajuara te ngjarjeve, personaliteteve nga shkenca, kultura dhe shkenca enigmatika mund te merret si gazetari, publicistike, sport mendor dhe shkence.
Promovimi, shenimi, i ngjarjeve, personaliteteve nga historia, shkenca e kultura a nuk jane detyre e gazetarise, publicitikes?!
Pastaj enigmatet sajojne enigma te rimuara, poetike, merren me studimin e llojeve te ndryshme te enigmave, hulumtojne historikun e enigmatikes ne periudha te ndryshme te zhvillimit njerezor, pra mbrojne tema diplomimi dhe tema doktorature nga lemia e enigmatikes.
Shoqata e enigmateve NDRE MJEDA, si botuese e revistës HORIZONTI, si bashkim vullnetar ka per qellim zhvillimin e krijimtarise artistike ne fushen e Letersise, gazetarise dhe ARSIMIMIT JOFORMAL. Perveç rolit themelor për LOJE DHE ARGETIM, enigmatika posedon dhe dimensione tjera- “Enigmatika eshte gjimnastikë e mendjes”, “LOJE SHPIRTERORE”.
Sot enigmatika aplikohet, futet ne programe mesimore nepermjet te kompeticioneve, garave per te konfirmuar dijen e nxenesve. Enigmatika, gjithashtu po zgjerohet ne fushen e enciklopedistikes, leksikografise dhe linguistikes, pasi qe struktura e enigmave moderne perfshin te dhena nga thesari i teresishem i diturise njerezore. Rolin mesimor, edukativ te enigmave e kane verejtur pedagoget e vjeter si Pestaloci por dhe pedagoget e sotme dhe se variantet e ndryshme te enigmave sot i aplikojne ne shkollat mederne ne bote.
Njera nder synimet kryesore te enigmateve eshte ruajtja dhe kultivimi i Gjuhes letrare dhe shkrimit shqip. Shfrytezimi, aplikimi i fjaleve “te fjetura“ ne fjaloret e ndryshem, ne vepra e publikime te ndryshme, per sajimin e gjezave, i japin gjalleri ketyre fjaleve dhe shprehjeve te shumta frazeologjike te shqipes. Pra, sot shkollat moderne , te perparuara,gjezat, enigmat i konsiderojne mjet i fuqishem mesimor e didaktik ne arritjen e diturive. Shoqata jone dhe revista Horizonti me pervojen e fituar ka organizuar gara, kampionate kombetare ne zgjidhjen dhe perpilimin e enigmave.
Ekipi i Shoqates dhe revistes Horizonti ka dhene nje ndihmese ne themelimin e FEDERATES BOTERORE TE ENIGMATEVE ( WORLD PUZZLE FEDERATION) dhe jane pjesemarres I disa Kampionateve boterore ne zgjidhjen e enigmave ( World Puzzle Championship).
Ndihmese e veçante e redaksise se revistes HORIZONTI eshte popullarizimi dhe zhvillimi i enigmatikes ne pergjithesi e asaj shqiptare ne veçanti, duke botuar, sajuar gati te gjitha llojet e enigmave te njohura, perkthimi, pershtatja ne gjuhen shqipe, botimi i artikujve te pare ne gjuhen shqipe per menyren e perpilimit te enigmave si dhe botimi i literatures per enigmatike.
Anetaret e Shoqates dhe revistes Horizonti, si ekip i Kosoves moren pjese ne disa Kampionate botërore ne zgjidhjen e enigmave logjike :
– Kampionati 6-te (WPC) – 23-28.09.1997, Koprivnica, Kroaci,
– Kampionati 7-te (WPC)- 25-27 10. 1998, Stamboll, Turqi
– Kampionati 8-te (WPC) – 6-11. 11. 1999, Budapest, Hingari,
– Kampionati 11-te(WPC) – 24-29.09.2002, Oulu, Finlande
– Kampionati 12-te (WPC)- 14-19.10.2003, Arnhem, Holande,
– Kampionati 13-te (WPC)- 12-17.10.2004, Opati, Kroaci,
– Kampionati 18-te (WPC)- 3-8.11. 2009, Antali, Turqi
Së fundi, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani dhe Revista “Horizonti” do të organizojnë Garat e Enigmatëve në Zgjidhjen e Enigmave dhe në Përpilimin e Enigmave.
Ky event organizohet në kuadër të Manifestimit “Flaka e janarit 2023” më datë 28 janar në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”.
Redaksia e Revistës “Horizonti” ftonë enigmatët e mbarë hapësirës shqiptare, si dhe dashamirët e enigmatikës, (Gjkëzëtarisë) në vend, më datë 28 janar të jenë dëshmitarë të kësaj ngjarje të veçantë nga fusha e enigmatikës. /2LONLINE/