Komuna e Prishtinës e ka shfuqizuar lejen për garën e femrave në auto sllallom, që do të duhej të mbahej të dielën në Prishtinë, është gjetur një zgjidhje tjetër.
“Me të dëgjuar lajmin, ish-Presidentja Atifete Jahjaga, kërkoi përkrahje nga komunat e tjera të Kosovës, të cilat u treguan të hapura për të bashkëpunuar dhe brenda një kohe të shkurtë u mobilizuan duke na ofruar zgjidhje për mbajtje të garës me të gjitha kushtet e nevojshme që duhen për realizimin e një ngjarje të tillë.
Falënderojmë Komunën e Ferizajt, ish-Presidenten Jahjaga dhe të gjithë ata që kontribuan që kjo garë të mos dështojë nga papërgjegjësitë e institucioneve përkatëse të vendit tonë. Ftojmë të gjitha gratë, nënat, vajzat dhe motrat të na bashkohen në qytetin e Ferizajt”, njofton FASK.