MBYLLET BVA KUPA BALLKANIKE PËR KLUBE
Për tri ditë radhazi Gjilani ka qenë arenë e klubeve të volejbollit nga katër shtete ballkanike, duke e pritur për herë të dytë, Kupën e Ballkanit për klube.
Skuadra turke Galatasaray SK, u shpall kampione e garës, pasi i regjistroi tri fitore, të fundit ndaj nikoqirit Dritës.
Me një organizim fantastik dhe shumë cilësor, Kupa Ballkanike mori notat më të larta të vlerësimit, nga zyrtarët e BVA-së dhe mysafirët, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës
Në këtë event, në ditën e tretë u organizua edhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve, ku presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, i shoqëruar nga i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Medaljet e argjendta u ndanë nga z. Kushtrim Zeqiri, drejtor për sport në Gjilan, ndërsa të bronztat znj. Mimoza Shkodra – Bislimi, nënkryetare e FVK-së.
FVK e uron KV Drita për organizimin cilësor të eventit, duke demostruar fuqishëm se volejbolli kosovar ka kapacitete për organizim të garave serioze rajonale e ndërkombëtare, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.
——-
Klasifikimi final:
1. GALATASARAY SK
2. AO MARKOPOULOS
3. SKENDERBEU SK
4. KV DRITA
Çmimet individuale
– Çmimi “Fair Play” • Adelajda Prenga (KV Drita)
– Libero më e mirë • Anxhela Mehmeti (Skenderbeu)
– Pranuesja më e mirë • Asimina Nikologianni (A.O. Markopoulo)
– Qendra më e mirë • Aycin Akyol (Galatasaray)
– Korrektorja më e mirë • Daniele Amina Cuttino (Galatasaray)
– Pasuesja më e mirë • Lara Nagels (A.O. Markopoulo)
– Lojtarja më e mirë e garës (MVP) • Logan Ashley Eggleston (Galatasaray)