DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së
Avatar photo Redaksia

Sot, më 22.09.2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel. Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së ka mbajtur një takim pune me drejtorët rajonal të drejtorive rajonale policore si dhe me divizionin e trafikut.

Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që prekin fushën e sigurisë, ndër të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore. 

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u vlerësua se Plani Operativ ‘Goditja’ ka treguar dhe dhënë rezultate pozitive në fusha të ndryshme, ku u vlerësua që të vazhdohet edhe me plane konkrete në të ardhmen me qëllim të arritjes së objektivave strategjike dhe operative të PK-së.

Me qëllim të arritjes se rezultateve pozitive në vazhdimësi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore është  hartuar Urdhri Operativ ‘Targeti’, i cili pritet të hyj në implementim e përmes së cilit parashihen veprime konkrete policore në të gjitha nivelet dhe rajonet policore.

Drejtori i Policisë ofroi mbështetjen e tij për pjesëtaret e PK-së, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme me qëllim të arritjes së objektivave si dhe kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë punonjësit e PK-së në kryerjen e detyrave dhe avancimin e mëtejmë të punës policore në shërbim të qytetarëve të vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.