“Bashkë me kolegen time Vjollcën, patëm kënaqësinë të takojmë veteranen e arsimit në Gjilan, profesoreshën që nga viti 1974, drejtoreshën e parë e institucionit parashkollor, ish-koordinatoren e Shoqatës së Pensionistëve për Regjionin e Anamoravës, Makfire Uzunaliç”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai ka shtuar se profesoresha Makfire ishte aktiviste dhe veprimtare politike e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fuqizimin e rolit të gruas sikur shumë aktiviste e veprimtare tjera të Komunës së Gjilanit.
Gagica shtoi se takimet e tilla dhe këshillat që marrim nga këto figura të çmuara, jo që na motivojnë por edhe na shërbejnë si udhërrëfyes i yni e i brezave që vijnë pas.
“Janë të rrallë njerëzit si profesoresha Makfire, e cila pavarësisht sfidave në jetën dhe karrierën e saj, ajo asnjëherë nuk u dorëzua, përkundrazi, sfidat ishin motiv për më shumë punë e angazhim për brezat. Faleminderit e mirënjohës përjetë për gjithçka që keni bërë për gjenerata të tëra, për Gjilanin e për Kosovën. Jetofsh gjatë e me shëndet profesoreshë”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/