DYLON

Haziri: Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së dhe në mulli të kujt po çon ujë kjo logjikë e mbrapshtë?!

Haziri: Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së dhe në mulli të kujt po çon ujë kjo logjikë e mbrapshtë?!
Avatar photo Redaksia

“Imazhi i Kosovës përtoke, po priten masa të rënda ndëshkueseve nga SHBA për Kosovën – Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së?!”, thotë në reagimin e tij, Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas tij, edhe ky fillimvit nuk po dallon asgjë nga mentaliteti i administrimit të Republikës, siç thotë ai, nga trojka e VV-së. Kriza politike, polemika, masa ndëshkuese nga partnerët të cilat pritet të bëhet edhe më të rënda, moskoordinim dhe veprime të njëanshme në emër të Kushtetutës e popullit të saj.

EkoHigjiena

Haziri duke vazhduar me kritika në adresë të qeverisë, ka thënë se është mandat i humbur, por me pasoja të rënda për të sotmen e vendit. Një hap para e dy prapa. Për asgjë dhe pa kurrfarë arsye po e dëmtojnë partneritetin e shenjtë me SHBA-të dhe BE-në.

“Siguria e qytetarit të Kosovës është në pyetje. Janë zgjuar e kanë filluar ta kuptojnë se duhet ndalet tash sa nuk eshte vonë. Pasiguria e qytetarit përcillet edhe me pasiguri juridike të komuniteteve etnike e pakicave nacionale për të cilat Kosova ka bërë shumë, por kjo qeveri po rrezikon të gjithën”, ka thënë tutje Haziri.

Sipas tij, “kemi përtoke imazhin, qeverisjen, partneritetin e besimin e miqve. Republika e Kosovës, vend i dashur për popullin e saj dhe burim stabilitetit për fqinj. Ku e lamë e ku na erdhi”.

“Nuk shohin të ardhmen, por të kaluaren! Letërnjoftimi, patent-shoferi, vula doganore, energjia, bojkoti, protestat, bllokimi i rrugëve, dhuna në eskalim, sulmi terrorist, e Qeveria në sanksione e me masa ndëshkuese. Popullit të Kosovës i janë kufizuar të mirat në 300 milionë euro projekte dhe është përjashtuar nga 500 milionë të tjera për këtë vit. Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së dhe në mulli të kujt po çon ujë kjo logjikë e mbrapshtë?!”,  përfundon me pyetje reagimi ne tij, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.