“Bashkë me kolegë, vizituam Hazir Korçën, për ta falenderuar për kontributin e tij jetësor në fushën e arsimit e sportit. Shtëpia e Hazir Korçës ishte vënë në shërbim të arsimit duke u shndërruar në ‘Shtëpi Shkollë’ për nxënësit e Shkollës Teknike “Mehmet Isai” në kohën e okupimit”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Me këtë rast, në shenjë vlerësimi, Gagica tha se i ndau mirënjohje Hazir Korçës për punën e palodhshme në arsim, Shoqatën “Nënë Tereza”, si dhe në klubin e PingPongut.
“I uruam jetë të gjatë e me shëndet pranë familjes dhe shoqërisë”, tha Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/