Nazim Gagica, anëtar i Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë sot në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, se raporti zhgënjyes financiar pasqyron gjendjen reale të qeverisjes komunale në Gjilan.
“Nga të gjithë zërat e shpenzimeve buxhetore, shumica prej tyre nxjerrin performancën më negative, më regresive, më jo-zhvillimore dhe më zhgënjyese, më jo dinamike të dekadës së fundit”, ka thënë Gagica para anëtarëve të Kuvendit.
Ndër tjerash, ai tha se shumica e drejtorive komunale nuk realizoi as edhe 1 % të buxhetit për investime në projekte kapitale. /2LONLINE/