DYLON

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në punimet e Konferencës së Shefave të Mbrojtjes të A5

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në punimet e Konferencës së Shefave të Mbrojtjes të A5
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të homologut nga Maqedonia e Veriut, Gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski dhe bashkë-organizuar nga Komanda e Forcave Amerikane në Evropë (EUCOM), prirë nga Gjeneral Christopher Cavoli, Komandanti i FSK-së mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut – SHBA në Shkup, Maqedoni e Veriut. Në konferencë mori pjesë edhe Gjeneralmajor Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës, shtetit partner të Kosovës.

Gjatë konferencës, Gjeneral Jashari iu drejtuar të pranishmëve një fjalim ku paraqiti të arriturat e FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari foli për sulmet e ndodhura në veri të Kosovës dhe për faktin që ato janë kërcënim për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Gjenerali ritheksoi që gjëra të tilla nuk bën të përsëriten dhe shtetet të cilat i përkrahin ato duhet të marrin dënimin e merituar. Në fund Gjeneral Jashari zyrtarisht u deklaroi pjesëmarrësve që ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut.

EkoHigjiena

Konferenca ka vazhduar punimet ku në suazën e saj, Komandanti i FSK-së me delegacionin e tij ka realizuar takime bilateral me delegacionin amerikan prirë nga Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant i Forcave Amerikane për Evrope (EUCOM). Gjatë takimit Gjeneral Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së dhe falënderoi Gjeneralin Cavolin për mbështetjen dhe partneritetin në fushën ushtarake mes dy vendeve. Po ashtu, u diskutua situata e sigurisë në vendin tonë dhe sfidat rreth saj. Gjeneral Cavoli e përgëzoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e tij së dhe njëherit ritheksoi që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin FSK-në në rrugën e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe atyre të mbrojtjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.