Bashkë me kandidatët për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan, vizituam sot “Moteroll AS”, prodhues i roleteve të alumit, me pronar Astrit Zuzaku dhe “Insect Protect”, rrjetave të aluminit, me pronar Armend Hyseni.
U informuam për sfidat me të cilat janë ballafaquar në rrethana pandemie kur gjithçka ishte dhe është e kufizuar dhe pa ndonjë politikë institucionale të analizuar mirë për përkrahjen e tyre.
Programi ynë “Aleanca me qytetarët” në fokus e ka përkrahjen e bizneseve të vogla dhe ato të mesme duke ju krijuar kushte të nevojshme infrastrukturore dhe fiskale për rritjen dhe zgjerimin e veprimtarisë së tyre si forma e vetme për krijimin edhe të vendeve të reja të punës.
Në secilën etapë dhe secilin nivel të qeverisjes, e kemi dëshmuar se bizneset janë prioritet për ne, kësisoj do të vazhdojmë edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës në Gjilan.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/