DYLON

Haziri bashkëbisedon me komunitetin artistik: Krenohemi me kalendarin kulturor të Gjilanit, do të vazhdojë mbështetja e madhe

Haziri bashkëbisedon me komunitetin artistik: Krenohemi me kalendarin kulturor të Gjilanit, do të vazhdojë mbështetja e madhe
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, Deniza Limani, Diana Toska, Gresa Avdiu e Valdrin Halimi, ka bashkëbiseduar me komunitetin artistik të Gjilanit, të cilët e kanë falënderuar për mbështetjen e madhe ndaj këtij sektori të madh, ku përfshihet edhe Teatri, Muzeu, Muzeu Etnologjik, Shkolla e Muzikës, Shkolla e Arteve Pamore, Galeria etj.

“Kënaqësi me bashkëbisedu me autoritetet kulturore të Gjilanit, në objektin e ri tw Shkollës së Muzikës dhe Arteve, i  cili pritet të inaugurohet shumë shpejt. Kemi bërë punë të mëdha për këtë sektor me mundësitë tona komunale. E kemi zgjidhur problemin e kodit buxhetor për ansamblin e Teatrit të Qytetit dhe ndihem shumë mirë për këtë. Po ashtu, e kemi bërë Bibliotekën më të mirë në rajon, Muzeun e Qytetit, Muzeun Etnologjik, derisa në prag të finalizimit është Shkolla e re e Muzikës dhe e Arteve e Galeria e Qytetit. Ne krenohemi me kalendarin kulturor të Gjilanit dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim të gjitha aktivitetet kulturore për ta vazhduar epitetin e Kryeqytetit Kulturor të shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë me këtë rast kryetari, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij institucioni, duke thënë se përpos pjesës artistike që është ngritur përmes kalendarit dhe zgjidhjes financiare për ansamblin e aktorëve, e mira mirë që buxheti është rritur për 100 për qind.

“Me aprovimin e këtij buxheti, në vitin e ardhshëm kemi komoditet me pasë art më të mirëfilltë. Ndërsa, tash është nevojë e domosdoshme renovimin e objektit të Teatrit”, ka thënë Zymberi.

Doajeni i aktrimit, Sabedin Shahiqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që ka dhënë për artistët e Gjilanit, gjatë mandatit të fundit.

Shkrimtari i njohur, Sabit Rrustemi, ka thënë se gara për kryetar të Gjilanit ka përfunduar në momentin e shpalljes së kandidaturës së Lutfi Haziri, duke thënë se me punët e mëdha që i ka bërë në të gjitha resorët, veçanërisht në kulturë, fitorja e tij është e pakontestueshme.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.