“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, e mbështetë kërkesën e Hendikos-it dhe Shoqatës së të Verbërve të Kosovës për mbështetje financiare”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.
Ai tha se sot, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, AAK ka mbështetur kërkesat e adresuara nga Hendikos-it dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, për mbështetjen e tyre në aspektin financiar.
“Mbështetja e AAK-së është rezultat i zotimit dhe premtimit për përkrahje të këtyre kategorive të shoqërisë të cilat kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme qoftë financiare, infrastrukturore e kudo e kurdo që ata kanë nevojë. Si shoqëri, si institucione komunale e qendrore, duhet vazhdimisht të jemi krah tyre sepse ata po ashtu persona që vazhdimisht kontribuojnë për Gjilanin e për Kosovën në secilën pikëpamje”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/