“Secila datë në secilin muaj në kalendarin vjetor, shënon një e më shumë ngjarje në historinë tonë të lavdishme. Llashtica është Reçaku i kësaj ane. Armiku nuk kishte kursyer gra e pleq, as fëmijët, madje as foshnjat tri javëshe”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.
Ai shtoi se lLiria e ka çmimin e saj të madh, e këtë e dëshmon Llashtica e Zhegra, Llovca e Lladova, e dëshmon Anamorava e Kosova.
“Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/