“Sinqerisht, është kënaqësi e madhe kur sheh shqiptarët aq të organizuar e aq shumë të suksesshëm në biznes e në të gjitha sferat e jetës në diasporë. Kur sheh numër aq të madh të tyre, e në atmosferë festive kuq e zi, të japin ndjenjën e të qenit në mes Kosovës”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ja postimi i tij i plotë:
Bashkë me kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinaj, anëtarin e kryesisë, Lahi Brahimaj, kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakaj, atë për Bavari, Selim Hoti, anëtarin e kryesisë së degës në Gjilan, Ilmi Mustafa, në prag të festave të nëntorit, takuam sot shumë bashkatdhetarë në një takim të organizuar në Augsburg të Gjermanisë.
Sinqerisht, është kënaqësi e madhe kur sheh shqiptarët aq të organizuar e aq shumë të suksesshëm në biznes e në të gjitha sferat e jetës në diasporë. Kur sheh numër aq të madh të tyre, e në atmosferë festive kuq e zi, të japin ndjenjën e të qenit në mes Kosovës.
Faleminderit për mikpritjen dhe respektin motra e vëllezër. Faleminderit për krejt atë çka keni bërë për Kosovën e vazhdoni të bëni në vazhdimësi. Do të jemi krah jush çdo kohë e për gjithçka!