“Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë e nderojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, vizionarin e urtë e shkenctarin më të madh që kishin këto treva, Prof. Dr. Xhavit Ahmeti”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit.
Ai shtoi se jeta dhe vepra e profesor Ahmetit ishin një shtytje për brezat e rinj për të punuar e mobilizuar për lirinë e Kosovës.
“Ai mbetet shembulli më i mirë i njeriut të ndershëm e punëtorë, të palodhshëm e intelektual. Lavdi jetë e veprës së kimistit gjilanas, Prof. Dr. Xhavit Ahmeti”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/