Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, në një tubim të saj ka prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i AAK-së në Gjilan, njëherësh kandidat për deputet, Nazim Gagica, përmes një adresimi për qytetarë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se janë të vendosur t’i japin Gjilanit përfaqësimin dinjitoz e përgjithësisht Kosovës qeverisjen që meriton.
“Ashtu siç ia kemi dalë në detyra tjera në nivel lokal, do t’ia dalim suksesshëm edhe në organin më të lartë shtetëror, Kuvendin e Kosovës. Jemi shumë të vendosur t’i japim Gjilanit përfaqësimin dinjitoz e përgjithësisht Kosovës qeverisjen që meriton. E kemi dëshmuar se mundemi, dimë dhe duam”, ka thënë Gagica.
Adresimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Struktura të Aleancës në Gjilan,
Familjarë e miq,
Sot, në një tubim madhështor në Gjilan, isha i privilegjuar të marr nominimin kandidat për deputet nga kryetari i Aleancës, njëherit kandidati ynë për kryeministër, Ramush Haradinaj. Sa privilegj, aq edhe përgjegjësi!
“Ashtu siç ia kemi dalë në detyra tjera në nivel lokal, do t’ia dalim suksesshëm edhe në organin më të lartë shtetëror, Kuvendin e Kosovës. Jemi shumë të vendosur t’i japim Gjilanit përfaqësimin dinjitoz e përgjithësisht Kosovës qeverisjen që meriton. E kemi dëshmuar se mundemi, dimë dhe duam”.
Faleminderit secilit që sot na nderuat me pjesëmarrje masive në tubimin promovues i cili ishte tregues i qartë se Gjilani tanimë ka vendosur të mendoj seriozisht për të ardhmen e tij.
Ne garantojmë se Kosova do të jetë vend i jetueshëm lehtësisht për banorët e saj, po ashtu një vend shumë tërheqës për vizitorët e huaj. E kemi obligim për brezat e rinj.
Sukseset do t’i kemi të përbashkëta!