Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se sot këtij subjekti politik i është bashkuar Sunaj Ruzhdiu nga komuniteti turk në Gjilan.
Gagica ka thënë se Sunaj Ruzhdiu vjen nga njëra ndër familjet më të vjetra të Komunës së Gjilanit.
“Si pjesëtarë i mërgatës sonë, Sunaj e sheh Gjilanin me sy të banorit rezident duke ndarë bashkë paknaqësitë me nivelin e zhvillimit të Komunës sonë, sidomos për ikjen e rinisë si pasojë e mungesës së përspektivës në vendin e tyre”, thotë Gagica i AAK-së.
Sipas tij, Aleanca asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur për komunitete pakicë të cilat e duan dhe respektojnë shtetin tonë të përbashkët, që kanë ide për zhvillim e vullnet për të kontribuar për të mirën e përgjithshme. /2LONLINE/