“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit gjilanas, mikut e bashkëpunëtorit tim të kamotshëm, Isa Jakupi”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan.
Gaica tha se profesor Jakupi ishte themelues i shkollës së muzikës në Gjilan, shkollë kjo nga e cila dolën gjenerata të tëra profesionistësh të artit muzikor. Ai ishte veprimtar i kahershëm duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formësimin e brezave.
“Për dy ditë nuk arrite ta presësh koncertin e organizuar për krijimtarinë tuaj profesor. E dhimbshme sa më s’ka. Keni lënë zbrazëtirë të madhe mes kolegësh profesionistë, mes familjarësh, miqësh e në Gjilanin tonë që aq shumë e deshe. Ngushëllime familjes Jakupi, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe miku im i kahershëm, profesori ynë i nderuar, Isa Jakupi”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/