Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan i cili ndodhet për vixzitë në Gjermani, ka bërë me dije se sot është hapur paralelja me mësim në gjuhën shqipe, për pjesën e Bavarisë, në Neumarkt – rrethina e Nunbergut të Gjermanisë.
“Ishte kënaqësi e veçantë të isha pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për brezat e ri të bashkatdhetarëve tanë në Gjermani. Shpresojmë që ngjarje të kësaj natyre të ndodhin shpesh e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. Urime të dashur nxënës. Urime bashkatdhetarë”, ka thënë Gagica i AAK-së, ish drejtor i Drejtorisë Komunal të Arsimit në Gjilan. /2LONLINE/