• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjykatë/Prokurori

Gjykata cakton masën e paraburgimit prej 40 ditë të pandehurit S. J., dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”

Redaksia 2LONLINE 25 Maj, 2023 3 min
 Gjykata cakton masën e paraburgimit prej 40 ditë të pandehurit S. J., dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 (katër dhjetë) ditë të pandehurit S. J.

I pandehuri S. J. (shtetas i Malit të Zi), dyshohet se në gjysmën e dytë të korrikut të vitit 2020, në Kotor të Malit të Zi, duke vepruar si anëtarë i organizatës kriminale dhe duke përdorur telefon të koduar dhe aplikacionin SKY ECC, në bashkëkryerje me dy të akuzuar të tjerë, kanë planifikuar që në mënyrë tinëzare të privojnë nga jeta – tani viktimën N. S.

Me datë 01.08.2020 i pandehuri me bashkë me të akuzuarit e kanë ndaluar viktimën, i cili ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij dhe e kanë goditur me shufër metalike në pjesën e kokës duke e rrëzuar për toke e më pas të njëjtin e lidhin me litar duke e goditur disa herë në kokë dhe pjesë të trupit, e më pas duke ndjekur planin kriminal, viktimën e futin në automjetin e markës BMW, ashtu që gjatë rrugës e torturojnë vazhdimisht të njëjtin duke e goditur dhe e gjithë kjo për të marr planet e organizatës kriminale kundërshtare dhe për tu qasur në telefonin e koduar të viktimës, kështu që në mbrëmjen e datës 01.08.2020 dhe datës 02.08.2020, e privojnë nga jeta viktimën N. S., e më pas kthehen në Kotor dhe e largojnë motoçikletën nga vendi i ngjarjes në një vend të panjohur me qëllim të fshehjes së gjurmëve dhe veprës penale të kryer.  

Më këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas vlerësimit të Gjykatës dhe nga shkresat e lëndës shihet se i pandehuri S. J., është duke u kërkuar në bazë të një urdhër arresti të Interpolit, të datës 31.05.2021.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase i njëjti ka shtetësinë e Republikës së Malit të Zi dhe për më tepër gjatë ndalimit nga zyrtarët policor i njëjti është paraqitur me një emër tjetër, po ashtu edhe gjatë seancës dëgjimore.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /2LONLINE/

Etiketa:“vrasje e rëndë” Gjilan Gjykata Themelore rekomandojmë Vepren Penale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com