“Jam i lumtur që propozimi im për bartjen e mjeteve buxhetore për rritjen e pagave të punëtorëve të Tregut, projekti i varrezave të dëshmorëve, kërkesës së Shoqatës Hendikos, Shoqatës së të Verbërve dhe Shoqatës “Pema”, u miratua sot në seancën e pestë të Kuvendit Komunal në Gjilan’, është shprehur Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Ai shprehu kënaqësinë që propozimi i tij u vlerësua nga kolegët kuvendarë pasi mori mbështetjen e plotë të Grupit të Këshilltarëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe nga Vatra.
“Aleanca do të përkrah dhe mbështes fuqishëm edhe bartjen e mjeteve financiare për të gjitha projektet që janë në shërbim të kategorive të shoqërisë dhe të atyre që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/.