”Sot, në dy takime të ndara, në Viti dhe në Dobërçan të Gjilanit, pamë një mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Bashkë me kandidatët për deputetë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, Ahmet Isufi, Zarife Asllani, Labinot Gjini e Kushtrim Xhemaili, shpalosëm pjesë nga programi ynë zhvillimor për Kosovën Fituese”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK- së së Gjilanit, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
A tha se ndihet falënderuarës pafundësisht ndaj kolegut e mikun, Ibish Ibishi, kryetarit të nëndegës në Dobërçan, Lul Hajdari për organizimin e këtij takimi me banorë me të cilët bashkëbiseduan për problemet me të cilat përballen.
”E kuptuam se gjendja e bizneseve dhe e qytetarëve përgjithësisht, është rënduar në katër vitet e fundit dhe kjo duhet të marr fund. Gjilani meriton përfaqësues serioz e të përgjegjshëm dhe një kryeministër si Ramush Haradinaj. Ndryshimi nuk është larg, le të bëhemi bashkë që me datën 9 shkurt t’i japim fund mashtrimit e dështimit, ka thënë Nazim Gagica, kandidati i AAK-së, për deputet në Kuvendin e Kosovës. /2LONLINE/