“U takuam sot në Kamenicë, në kuadër të takimeve të rregullta të Këshillave Politik në kuadër të tri degëve të AAK-së në Anamoravë”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.
Ai ka kujtuar se i pari takim ishte mbajtur në Gjilan, sot u mbajt në Kamenicë dhe së shpejti në Viti.
“Faleminderit kryetarit Faton Jakupi për organizimin e këtij takimi, si dhe kryetarin e degës në Viti Labinot Bislimi për bashkëpunimin dhe idetë e shumta”, ka thënë Gagica.
Ai ka bërë me dije se Këshilli Politik është një organ i ri i degës, i cili analizon, këshillon dhe rekomandon politika në nivel lokal e tani edhe në atë regjional.
Gagica ka thënë se ky ishte një takim që prodhoi diskutime të frytshme dhe në interes të qytetarëve të tri komunave, përveç në interes të degëve të AAK-së.
“Pajtohemi unanimisht se Aleanca në Anamoravë është më ndryshe se që ishte kurdoherë më parë. Mbështetja për Aleancën nuk ka ardhur vetvetiu por duke u bazuar në qeverisjen dhe bashkëqeverisjen tonë në nivel lokal dhe nacional. Jemi shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër, korrekte, zhvillimore dhe integruese. Shihemi në takimin e radhës në Viti”, ka thënë Gsgica i AAK-së. /2LONLINE/