• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Në UKZ ka përfunduar monitorimi i projekteve Erasmus+ nga ekspertja e EACEA

Redaksia 2LONLINE 17 Mars, 2023 3 min
 Në UKZ ka përfunduar monitorimi i projekteve Erasmus+ nga ekspertja e EACEA

Në universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan, gjatë kësaj jave, ka qëndruar në vizitë monitoruese Prof. DSc. Marija Çundeva-Blajer vlerësuese e jashtme e Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA) .

Ky monitorim është bërë për projektet Erasmus+ QATEK, SMAHPC, QUADIC dhe ENEMLOS.

Ekspertja nga EACEA ka pasur takime me menaxhmentitn e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Rektorin, Prorektorët si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, më pas takimi ka vazhduar me të gjithë përfaqësuesit e projektit, përfituesit përkatës, që ishin, studentë, personel akademik e administrativ, trajnerë, kursantë, etj. Po ashtu në takime online janë kyçur edhe përfaqësues nga partnerët e tjerë të projektit.

Ekspertja EACEA njëherësh ka vizituar ambientet e universitetit për të monitoruar pajisjet e blera në kuadër të projekteve dhe çdo strukturë tjetër përkatëse të krijuar brenda Universitetit (salla seminaresh, laboratorë, bibliotekën, etj).

Gjithashtu gjatë takimeve, janë prezantuar edhe materialet e ndryshme mësimore ose të tjera në kuadër të projekteve

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Dukagjin Leka, ka thënë se të gjitha takimet kanë shkuar jashtëzakonisht mire, ku si edhe ekspertja e EACEA në fund të çdo takimi ka pasur komente të mira rreth asaj qe ajo ka vështruar gjatë procesit të monitorimit. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale EACEA ERASMUS+ Gjilan rekomandojmë UKZ Universiteti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro 2024

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

25 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com